0 gola të shënuar dhe e kërkon ekipi i Premier League që luan në Champions League, Armando Broja kuotohet lartë

Armando Broja dhe talenti i tij kuotohet ende shumë lartë në Angli pavarësisht problemeve që ka pasur sulmuesi shqiptar dhe që për fat të keq, është bërë një kohë e gjatë tani.

Edhe në këtë sezon Broja e mbyll me 0 gola të shënuar, ndërsa Everton e ka larguar nga ekipi në dy ndeshjet e fundit pasi Chelsea nuk pranon të ul çmimin e blerjes. 

Pak kohë më parë qarkulloi lajmi në Britani se Chelsea nuk ulet nga 20-30 milionë euro pasi ka vënë re një “krizë europiane” për sulmues pykë dhe duke parë talentin që ka Broja, potencialin e tij, ka shumë interesime për të. 

Lajme të tjera |  Sylvinho e do në Kombëtare, talenti 20-vjeçar shfaqet në Shqipëri në prag të sfidës me Serbinë

Në orët e fundit në Britani ka qarkulluar lajmi se Neëcastle po sheh nga afër mundësinë e marrjes së Brojës për të zëvendësuar Wilson që do të largohet.

Deri tani, një javë para fundit të kampionatit, Neëcastle ndodhet në vendin e 4 që e dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm.

Megjithatë të njëjtat burime theksojnë se te Newcastle janë duke e shqyrtuar me vëmendje mundësinë e Brojës pasi çmimi është shumë i lartë dhe kanë frikë nga ndonjë pësëritje dëmtimi si në të kaluarën. 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us