1.3 miliard euro për NATO-n, ku do të gjenden paratë nga Shqipëria?

Vendimi i samitit të NATO-s për të përcaktuar me detyrim që vendet anëtare të planifikojnë 5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto shpenzim për mbrojtjen është një vendim sfidues për realitetin shqiptar.

Eduard Gjokutaj, drejtor i qendrës Altax thotë se një vendim i tillë rrezikon të zvarritet në zbatim, si dhe të sjellë devijime nga shpërndarja e fondeve të deritanishme nga buxheti i shtetit.

Sipas tij buxheti është në presin nga sfida të mëdha, siç janë mbështetja e arsimit, shëndetësisë, por edhe realizimi i objektivave për anëtarësim në BE.

“Objektivi vit pas viti deri në 2030 gati dyfishohet nga fondet e aktuale. E thënë ndryshe sipas PBB së këtij viti nevojiten 1.3 miliard euro fonde për të zbatuar këtë objektiv në 2025, me një mesatare të kontributit për mbrojtjen me 150-180 milion euro në vit që janë fonde që deri më sot janë projektuar më së shumti për infrastrukturë, për paga apo shpenzime të tjera operative.

Lajme të tjera |  Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide...

Në mungesë të burime të tjera të rritjes së të ardhurave mendoj se një objektiv i tillë vlerësohet si një ngarkesë në zvarritje të atyre që janë angazhime drejt BE-së ose të atyre objektivave të brendshëm social-ekonomike”, sqaroi Gjokutaj në Vizon Plus.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us