1.81 miliardë euro për skemën e pensioneve/ Thellohet raporti në 2024, 117 kontribuues për 100 pensionistë

Për çdo 100 qytetarë në Shqipëri që përfitojnë pension, kontribuojnë vetëm 117 individë. Ky raport në sistemin e sigurimeve shoqërore është ngushtuar më tej në vitin 2024, duke e bërë skemën më të brishtë dhe më të varur nga buxheti i shtetit.

Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, për vitin 2024 janë regjistruar 721,398 pensionistë përfitues dhe 843,867 të punësuar që kanë derdhur kontribute. Në krahasim me një vit më parë, ka një rritje prej 16,939 kontribuuesish dhe 16,399 pensionistësh.

Lajme të tjera |  Gati për postin e deputetes! Dy zv.ministre japin dorëheqjen

Megjithatë, ky raport nuk ka qenë i mjaftueshëm për të mbuluar të gjitha shpenzimet e skemës. Të ardhurat e mbledhura nga kontributet në vitin 2024 ishin 1.675 miliardë euro, ndërsa shpenzimet totale të skemës arritën në 1.81 miliardë euro. Diferenca prej 135 milionë euro u mbulua nga buxheti i shtetit. Megjithatë, kjo mbështetje është 11.3 milionë euro më e ulët se në vitin 2023, kur deficiti arriti në 146.4 milionë euro

Në aspektin e përfitimeve, pensioni mesatar urban në vitin 2024 u regjistrua në 196 euro, një rritje modeste prej 12 euro krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, pensioni rural ishte 118 euro, me një rritje prej 8.2 euro krahasuar me vitin 2023.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us