1 milion £ kokainë ishte kthyer në llak! 23 vite burg për 41-vjeçarin nga Dibra

6 persona janë dënuar me burg pasi u kapën duke kontrabanduar kokainë me vlerë 1 milion paund në Mbretërinë e Bashkuar, të cilën e kishin fshehur në shkopat e fshesave. BBC tha se shumica e bandës u arrestuan në një pronë industriale pranë Dartfordit, teksa përpiqeshin të klasifikonin dërgesën e kokainës nga Kolumbia, e cila kapte vlerën 1 milionë paund.

Shërbimet sekrete kishin arritur të sigurojnë biseda mes narkotrafikantëve të zhvilluara në një pijetore në Chatham, duke diskutuar mënyrat e mundshme për të fshehur kokainën. Kokainën e ndryshonin kimikisht duke e kthyer në llak. Kështu kokainën e kthyer në 30 kg në llak, e përdorën për të lyer 508 doreza fshesash.

Të dënuarit janë:

Yuni Alexis Pacheco Miranda, 65 vjeç, nga The Roundway, Wood Green, në veri të Londrës, burgosur me 29 vjet

Lajme të tjera |  Zgjedhjet 2025/ KQZ vendos: Tirana me një deputet më shumë, Korça me një më pak, zbardhet lista e ndarjes së mandateve

Daniel Oliver, 52 vjeç, nga The Parade, Margate, Kent, i dënuar me 29 vjet burg

Ermal Shtrezi, 41 vjeç, nga Lyndhurst Road, Wood Green, i dënuar me 23 vjet burg

Nigel Rogers, 62 vjeç, nga Olympia Way, Whitstable, Kent, i burgosur me 23 vjet

Frank Asante, 49 vjeç, nga Ledbury Road, Notting Hill, në perëndim të Londrës, i dënuar me 18 vjet burg

Terrence Allen, 74 vjeç, nga Wordsëorth Road, Welling, Londra juglindore, i burgosur me 13 vjet

Shtrazi me profesion shef kuzhine në Londër është me origjinë nga Maqellara e Dibrës.

Të gjithë ishin pjesë e kompanisë “Pamper Cleaning”, e cila vërtetë ofronte shërbime profesionale pastrimi. Por përdorej si mbulesë për importin e drogës “thjesht për arsye financiare”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us