“1 milionë turistë në 2024”, Ervin Demo: Berati po kthehet në kërthizën e jugut të Shqipërisë. Do të marrim mbi 5 mandate

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi sot një takim me gratë dhe vajzat e qarkut të Beratit.

Në takim, kreu i socialistëve, Rama, ishte i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të qarkut Berat, si edhe nga drejtuesi politik i PS-së në këtë qark, Ervin Demo.

Ish-kryebashkiaku i Beratit, në fjalën e tij, vuri theksin te ndryshimet që kanë transformuar këtë qytet. Demo theksoi se Berati sot numëron plot 1 milionë turistë në 2024, diçka e paimagjinueshme sipas tij, disa vite më parë.

Duke renditur ndërtimin e rrugëve, Demo tha se Berati po kthehet edhe nga pikëpamja gjeografike në kërthizën e jugut të Shqipërisë

Ish-kryebashkiaku i Beratit që tashmë synon të jetë pjesë e legjislaturës së re të kuvendit, Ervin Demo u shfaq optimist për votën e diasporës, ndërsa u shpreh i bindur se PS do të marrë minimumi 5 mandate në këtë qark.

“Në fakt Mangalemi është shumë i bukur, Berati është shumë i bukur, por ju e keni bërë shuam herë më të bukur sot, gjithë këto zonja të jashtëzakonshme të cilat dua ti falënderoj me zemër që jeni këtu sot

Unë do mbaj një fjalë shumë të shkurtër, por nuk do ta mbaj si kandidat apo si drejtues qarku, do ta mbaj si ish-kryetar i juaj

Ne kemi pas një rrugëtim të jashtëzakonshëm në Berat në 5 vitet e fundit dhe në fakt ne flasim për atë çfarë do të sjellë 11 maji dhe është shumë i rëndësishëm për rrugëtimin tonë në Bashkimin Europian, por ajo që ne duhet të garantojmë në fakt dita ditës dhe atë çfarë kemi bërë në Berat dita-ditës është që ta bëjmë Beratin edhe më shumë një qytet evropian.

Dhe sot Berati është një qytet që plotëson shumë standarde të atyre që duhet të plotësojë një qytet që është në BE dhe prandaj Shqipëria sot është shumë herë më gati se kurrë për të qenë anëtare e Bashkimit Europian, un kam pasur fatin ti shërbej këtij qyteti, e kam bërë atë më shume dashuri, dhe 5 vitet e fundit Berati ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm

Kudo që ne hedhim sytë, Berati është ndryshe, Berati sot e ka mundësinë që të bëjë një kërcim akoma dhe më të lartë dhe 11 maji është një stacion të cilin ne duhet të gjithë ta përdorim që në fakt në 11 maj ne e vazhdojmë këtë rrugëtim dhe ecim edhe më shpejt

Berati sot numëron plot 1 milionë turistë në 2024, ishte e paimagjinueshme disa vite më parë, prandaj jemi kaq shumë sot ne këtu sepse ne e duam Beratin dhe e dimë që Berati ka ndryshuar

Berati sot e ka mundësinë që ta shikojë veten e vet dhe ta projektojë në 5 vitet e ardhshme në një lartësi që nuk mund ta imagjinonim më parë.

Berati po kthehet edhe nga pikëpamja gjeografike në kërthizën e jugut të Shqipërisë dhe kjo falë rrugëve si rruga e Ballabanit që tashëm e garanton aksesin në jug direkt nga qyteti, por edhe rruga Berat-Skrapar që krijon një tjetër mundësi lidhjeje me jugun e Shqipërisë qoftë më Përmetin apo me Korçën apo ringjalljen e rrugës së karvanëve nga Korça në Berat.

Kjo ka qenë arsyeja e zhvillimit të jashtëzakonshëm sepse Berati ka qenë në qendër të rrugëve tregtare të kohës dhe ajo çfarë duhet të bëjmë sot është vetëm ajo që paraardhësit e kanë lënë me shumë dashuri, potencialin e këtij qyteti të jashtëzakonshëm dhe pozicionin gjeografik që Berati ka.

Dhe unë jam i bindur se skuadra e 11 majit do të garantojë që jo vetëm të ngrejë Beratin lart, por i gjithë qarku i Beratit do të prekë lartësi për të cilat ne do të jemi shumë krenarë,

Vetëm Partia Socialiste mund ta mundësojë rrugëtimin e Shqipërisë në BE, rritjen e qyteteve, krijimin e mundësive për të gjithë në qytetet tona, të gjithë ata që duan të punojnë e të krijojnë familje në qytetin e tyre

Do ti bëjmë qytetet tona atraktive edhe për ata të cilët janë larguar që me shumë dashuri e ndjekin zhvillimin në berat

Ne kemi pasur fatin të takojmë me qindra beratas të cilët janë larguar, por e kanë kokën mbrapa.

Berati është një alternativë reale që ata të vijnë dhe të gjejnë vetveten në qytetin ku kanë lindur

Kjo do jetë vlera e shtuar për vitet që kemi përpara dhe prandaj numri i atyre që janë regjistruar nga ky qark i jashtëzakonshëm për të shprehur dëshirën e tyre është rekord në të gjithë Shqipërinë dhe jam i bindur që dhe diaspora do të votojë

Dhe këtë e bëjmë vetëm duke pasur kryeministër Edi Ramën

Këtu numri 5 nuk diskutohet si rezultat. Do të marrim patjetër minimumi 5 mandate”, tha Demo gjatë fjalës së tij.

Lajme të tjera |  Kandidati për deputet zbulon kontratën e Berishës me LaCivitan: Ja sa do të paguhet

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us