Detaje të reja janë zbuluar nga mbledhja e kësaj të marte në Tiranë e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët socialistë.
Kryeministri Edi Rama e ka vendosur theksin në zgjedhjen e koordinatorëve.
Gjithashtu ai i ka kushtuar dhe vëmendje diasporës, ndërsa ka kërkuar që të janë aktivë në mënyrë që të makimalizohet vota e diasporës në favor të PS, shkruan Tch.
Rama ka shprehur synimin e 1 milionë votuesve në zgjedhjet e përgjithshme.
“Fusha është e hapur dhe e gjithë partia e PS duhet të jetë në sulm”, mësohet të ketë thënë ai.