Kanë mbetur kutitë e fundit për t’u numëruar, ndërsa pak detaje janë ende për t’u vendosur. Në vijim ju sjellim listën me 10 kandidatët më të votuar nga lista e hapur në zgjedhjet e 11 majit.
Sara Mile, kandidatja e Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit është më e votuara me 18626 vota, ndërsa pas saj renditet Arkend Balla, kandidati i PS-së në Qarkun e Durrësit.
Një detaj tjetër nga kjo listë, Ilir Alimehmeti, kandidati i PD-së në listë të hapur në Qarkun e Tiranës, edhe pse ka arritur të marrë 12685 vota, nuk është pjesë e listës fituese!
1-Sara Mila 18626 vota – Elbasan PS
2-Arkend Balla 18439 vota – Durrës PS
3-Blendi Gonxhja 17443 vota – Tiranë PS
4-Ceno Klosi 16261 vota – Fier PS
5-Ervin Hoxha 14421 vota – Tiranë PS
6-Erion Braçe 13938 vota – Tiranë PS
7-Jorida Tabaku 13747 vota – Tiranë PD
8-Ilir Alimehmeti 12685 vota – Tiranë PD
9-Agron Malaj 12616 vota – Dibër PS
10-Klevis Jahaj 12559 vota – Fier PS