Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ka zbuluar detaje të reja nga dosja e abuzimit të fondeve të BE, ku ra në pranga edhe ish-ministri Ilir Beqaj.
“Genc Shurdho i cili përmendet disa herë gjatë dosjes refuzon ofertën për të firmosur një faturë fiktive, një faturë që më pas firmoset nga bashkë të pandehurit e tjerë, pse e quaj histori e ngarkuar me dyshime të forta, prokuroria ka këqyrur edhe llogarinë e Facebook për mbivendosjen e dy projekteve për konferencat e energjetikës dhe mjedisit që kushtonin mijëra euro nga fondet, në një moment tregon arrihet deri aty sa kur i përmend me zëra vetëm për përkthimin ishte 10 mijë euro.
Vazhdonin me elementë teknikë. Kur po bëhej tenderimi nga Ministria e Turizmit, Beqaj e dinte, palët e dinin që po bënin aktivitet për të njëjtën gjë. A e dinte apo jo Beqaj që ishte në pozitë të vështirë. Janë pyetur dhjetëra persona që kontaktoheshin nga Kurtulaj. Në konferencë jepnin një dhuratë promovuese, paguheshin nga fondet e BE. Makina që përdor Kurtulaj është e Beqaj, Kurtulaj ka thënë që e njoh kur ishte kandidat për deputet. Duhet të vërtetohet se ku kanë shkuar paratë”, tha Anila Hoxha në Top Story.
Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë dhe ish-drejtor i Përgjithshëm i SASPAK u arrestua më 4 korrik për abuzim me fondet e Bashkimit Europian.
I prangosur për korrupsion dhe mos deklarim të të ardhurave duke fshehur pronësinë e restorant ‘Gzonës’, dhe të një automjeti, ish-funksionari Beqaj dyshohet se bashkëpunoi me koordinatorin e projektit Eusair Ermal Kurtulaj, (edhe ky nën arrest me burg), për prokurimet fiktive dhe në kundërshtim me kontratat e ndihmës së BE.