10 milionë euro në vit, Dybala ka gati kontratën e rë pas largimit nga Roma

Paulo Dybala do të largohet nga Roma në merkaton e janarit, me palët që do të ndajnë rrugët mes tyre. Pas 2 vitesh e gjysmë qëndrimi në Olimpico , sulmuesi argjentinas do të largohet nga verdhekuqtë, pasi siç është raportuar në mediat italiane drejtuesit nuk duan të rinovojnë kontratën me të.

Në këto te Roma po punojnë për shitjen e tij që në merkaton e janarit dhe siç bëhet e ditur në mediat italiane thuhet se për argjentinasin është bërë gati kontrata e re. Galatasaray do të tentojë transferimin e tij në Turqi, teksa kanë bërë gati 10 milionë euro në sezon për të.

Në fakt Dybala nuk dëshiron shumë largimin nga Roma, por tashmë diçka e tillë duket e vështirë. Gjithsesi në javët e ardhshme pritet të mësohet më shumë mbi të ardhmen e tij.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Dëshpërimi i sulmuesit pas humbjes së penalltisë, Rei Manajn shkojnë ta ngushëllojnë të gjithë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us