10 ndeshjet e fundit mes Partizanit dhe Egnatias, baraspeshë dhe nuk premtohen gola

Partizani do të duelojë me Egnatian në “Elbasan Arena” për një vend në finalen e madhe të Superiores, aty ku do të diskutohet çështja “titull”. Ndeshja është planifikuar në datën 4 maj, por ajo që shton kuriozitetin në këtë moment janë statistikat.

Nëse i referohemi 10 ndeshje të fundit, rezulton se ka një baraspeshë totale mes të dyja ekipeve, me nga 4 fitore për secilën, ndërsa dy ndeshja janë ndarë në barazim. Fitorja e fundit e Egnatias kundër “Deamve të Kuq” koçidon në Kupën, ku triumfuan rrogozhinasit, çka do të thotë se “hesapet” mes tyre janë ende të “freskëta”.

Një tjetër detajë është se ballafaqimet mes ekipeve në fjalë në 10 duelet e fundit nuk kanë prodhuar më shumë se 3 gola. Tregues se ata e kanë mendjen më shumë te mbrojtja, sesa në planin ofensive.

Lajme të tjera |  Mbrojtësi kryesor i Realit mbyll sezonin para kohe, “Galaktikët” në hall për prapavijën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us