10 të shoqëruar pas vrasjes me snajper në Vlorë, viktima ruhej prej ditësh (u fik dhe energjia elektrike)

10 persona janë shoqëruar nga ana e policisë së Vlorës pas ekzekutimit me snajper në banesën e tij të të riut Gëzim Sinomati. 22-vjeçari u vra me një plumb teksa po pinte cigare në ballkonin e banesës së tij, pranë poliklinikës së qytetit të Vlorës.

Policia pavarësisht shoqërimeve e ka të vështirë deri në këto momente që të zbërthejë dinamikën e ekzekutimit, nëse autorët kanë qëlluar nga ndonjë mjet që e kanë parkuar poshte pallatit, apo nga një banesë e braktisur që gjenden në afërsi të pallatit ku u vra dhe Sinomati.

Të gjitha të dhënat e deritanishme flasin për një atentat të mirëorganizuar, ndërsa viktima dyshohet se ruhej prej kohësh nga një grup kriminal. Në momentin që është kryer vrasja në zonë nuk ka pasur energji elektrike, që e bën të vështirë edhe identifikimin e autorëve nga kamerat e sigurisë.

Lajme të tjera |  “Sot do të shoqëronte vajzën në universitet”, gazetarja jep detaje për vetëvrasjen e astrologut të njohur korçar

22-vjeçari, sapo ishte kthyer nga Belgjika, atje ku me shumë gjasa jetonte me të atin, një personazh të njohur të botës së krimit për Vlorën. I riu është djali i Sokol Sinomatit, i cili në qytetin bregdetar njihet me nofkën “Buzderri”. Ai ka qenë pjesë e bandës në Gazmend Brakës i njohur si “Gaxhai”, në Vlorë.

Gazmir Brakaj i njohur si “Gaxhai” kishte pranë tij një grup bashkëpunëtorësh së afërt, një prej tyre edhe Sinomati. Ky i fundit ka qenë i dënuar për vrasjen e ndodhur në 3 janar të vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuho, por gabimisht qëlloi Luigj Xhafën, një kalimtar të rastit. Megjithatë, pavarisht vrasjes dhe krimeve të tjera që i rëndonin mbi shpinë u lirua nga drejtësia shqiptare. Tani, raportohet se ai jeton në Belgjikë ku dyshohet se vazhdon dhe merret me aktivitet të paligjshëm.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us