’11 maji’/ Kërkoi rinumërim, Alimehmeti: S’e ndoqa fare procesin! Mua më kanë vjedhur që në…!

Kandidati i PD-së për deputet në qarkun Tiranë, Ilir Alimehmeti, foli sot në emisionin “Log.” në News 24 nën moderimin e Endri Xhafos për procesin e rinumërimit të votave.
Alimehmeti tha se ai e konsideron këtë proces, rinumërim të votave që sipas tij janë manipuluar në kuti që ditën e zgjedhjeve.

Demokrati tha se është e nevojshme që KAS-KQZ të shohë videot ku duket qartë sipas tij manipulimi i votave, kërkesë e cila u rrëzua nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor.

“Video me verbalin e parë të numërimit nuk korrespondon. Kërkesa ime ka qenë bazuar mbi këto video. Është hedhur poshtë nga KAS , i jemi drejtuar kolegjit zgjedhor, është hedhur poshtë nga kolegji zgjedhor. Më pas subjekti ka kërkuar çfarë ka kërkuar dhe është pranuar. Pastaj unë nuk jam pjesë e këtij procesi, unë mbështes procesin në numërim.

Nuk kam qenë fare i pranishëm të rinumërimi, sepse unë këtë proces e konsideroj rinumërim të diçkaje që është manipuluar në kuti, sepse te videot fillestare origjinale nuk tregojnë këto rezultate”, tha demokrati

Gjithashtu Alimehemti tha se KAS po i jep konotacion negativ disa kandidatëve.

Lajme të tjera |  Rritja e çmimit të banesave në Tiranë 'ndez' debat! Malaj: Pastrohet paraja kriminale. Shakohoxha: Ore seriozisht e ke

“Për shkak të përdorimit të termave të gabuar që nuk mendoj se është e rastësishme, hiqen disa votave kandidatëve, disa njerëz, një pakicë voton te mbiemri, me vendim administrativ të KAS janë quajtur që këto vota duhet t’i hiqen kandidatit. Po këto nuk mund të quhen të shtuara, apo të pamerituara. Ky konotacion negativ bëhet qëllimisht për të bërë pis x kandidat dhe kjo është e vërteta”, the demokrati.

Ilir Alimehmeti: Në radhë të parë kërkesa jonë ishte bazuar në videot që vetë KQZ bën në procesin e rinumërimit dhe jo tashmë te votat që ato kanë qenë, ti numëroji një herë, dy herë , 3 herë ato tashmë janë manipuluar.

Video me verbalin e parë të numërimit nuk korrespondon. Kërkesa ime ka qenë bazuar mbi këto video. Është hedhur poshtë nga KAS , i jemi drejtuar kolegjit zgjedhor, është hedhur poshtë nga kolegji zgjedhor. Më pas subjekti ka kërkuar çfarë ka kërkuar dhe është pranuar. Pastaj unë nuk jam pjesë e këtij procesi, unë mbështes procesin në numërim.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Alarm në Parkun Kombëtar të Vjosës, ambientalistët ndërkombëtarë denoncojnë ndotjen e rëndë nga karburantet

Nuk kam qenë fare i pranishëm të rinumërimi, sepse unë këtë proces e konsideroj rinumërim të diçkaje që është manipuluar në kuti, sepse te videot fillestare origjinale nuk tregojnë këto rezultate.

Arsyeja e dytë për shkak të përdorimit të termave të gabuar që nuk mendoj se është e rastësishme, hiqen disa votave kandidatëve, disa njerëz, një pakicë voton te mbiemri, me vendim administrativ të KAS janë quajtur që këto vota duhet t’i hiqen kandidatit. Po këto nuk mund të quhen të shtuara, apo të pamerituara. Ky konotacion negativ bëhet qëllimisht për të bërë pis x kandidat dhe kjo është e vërteta.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us