11 maji, Mediu flet ndryshe nga Berisha: Sytë edhe nga gabimet tona! Koalicioni me probleme

Që zgjedhjet e 11 majit u zhvilluan në një klimë pabarazie, me përdorimin e administratës shtetërore dhe nën ndikimin e grupeve kriminale e pretendon edhe aleati më i besuar i Sali Berishës, Fatmir Mediu.

Por ndryshe nga Berisha, kreu i Republikanëve thotë se opozita duhet të shohë edhe drejt vetes. Ai është i bindur se aleatët dërguan mjaft vota drejt PD-së, por formula e koalicioneve në kodin aktual nuk lejon sipas tij grumbullimin e të gjithë potencialeve elektorale.

“Mënyra e organizimit të koalicionit do një gjykim tjetër. Nuk krijohen hapësira funksionale për koalicionin dhe nuk krijon mundësi për bashkëpunim me parti të tjera”, tha ai.

Edhe pozicionimi i rrymave të tjera të opozitës jashtë koalicionit të madh thotë se ndihmoi Edi Ramën. “Një opozitë e ndarë është gjithmonë në favor të Edi Ramës. me 52% Rama kontrollon mbi 60% të parlamentit sot”, vijon Fatmir Mediu kryetar i Partisë Republikane.

Kandidatët e PD, Mediu mendon se gabuan duke kërkuar votë preferenciale vetëm brenda habitatit demokrat. “Listat e hapura që ka krijuar një problem të madh te opozita, patriarkët dhe playboy që luftuan për të marrë votat, u kthye në një lloj primareve brenda PD, kush merr votat e PD-je, dhe jo të identifikojë votuesin e pavendosur”, thotë Mediu.

Lajme të tjera |  Edi Paloka: Si mund të kërkoni dorëheqjen e Berishës, ai e mori PD dhe e mbajti në krahë. Ne jemi fajtorë, jo ai

Aleati i djathtë vlerëson fushatën 30 ditore nën dirigjimin e Chris-Lacivitas, por shpreh rezerva për drejtimin politik duke shtuar se edhe në marrëdhënien me parlamentin duhet pasur kujdes, pasi një bojkot i mundshëm vetëm do të dëmtonte opozitën.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us