“11 maji” në rrjetet sociale, eksperti: Edhe klikimet në unison me rezultatin. Dy videot që u kthyen në boomerang për kandidatët

Shqiptarët duket se nuk i ndahen fjalorit online. Sipas një raporti të publikuar nga DataReportal, për vitin e gjashtë radhazi fjala “translate” kryeson listën e termave më të klikuar në motorin e kërkimit Google në Shqipëri, e ndjekur nga vetë fjala “google”, Albania, Moti dhe “Youtube”.

Për të kuptuar më shumë mbi këtë raport, i ftuar në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora Neës”, ishte eksperti i Teknologjisë dhe Informacionit, Besmir Semanaj.

Semanaj zbuloi shifrat e klikimeve të shqiptarëve për politikanët dhe forcat politike që ata drejtojnë në kuadër të interesimit të qytetarëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Pak a shumë edhe klikimet ishin në unison me rezultatin e zgjedhjeve, ku rezulton se z. Rama kishte rreth 39 për qind të klikimeve, i ndjekur më pas nga z. Berisha me 25 për qind, e duke e mbyllur me z. Tom Doshi i cili ka regjistruar numrin më të vogël të klikimeve në Google.

Ndërkaq ajo që ra në sy është fakti se pjesa e kandidatëve të futur në listën e mbyllur pothuajse nuk janë angazhuar fare në publikime në rrjetet sociale, çka bëri që kandidatët e listave të hapura të ihsin më të klikuarit se ata të listave të mbyllura.

Lajme të tjera |  "Saranda" në hall/ Kryetari i Bashkisë: Nuk kemi vend për tualete publike!

Mendoj se partitë që ditën ta shfrytëzonin më së miri këtë ia morën dhe frytet.

Dy ishin publikimet që u kthyen totalisht në bumerang ishte videoja me ushqimet e kandidatit demokrat Klevis Balliu dhe videoja e kandidates socialiste Edona Bilali me të shtruarin në spital që do votonte për të”, u shpreh ndër të tjera eksperti i IT-së, Besmir Semanaj.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us