11 Maji/ Rama kritika ndaj drejtuesve të qarqeve, kërkon më shumë angazhim ndaj emigrantëve

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një mbledhje në selinë rozë me drejtuesit e qarqeve politike. Në fokus të këtij takimi, ishte organizimi i Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe votat e emigrantëve shqiptarë, të cilët votojnë për herë të parë këtë vit.

Rama ka kërkuar nga drejtuesit e qarqeve më shumë angazhim për votën e diasporës dhe kritikoi drejtuesit e qarqeve për numrin e ulët të emigrantëve të regjistruar në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas të dhënave të përpiluara nga KQZ, qarqet me numrin më të ulët të emigrantëve të regjistruara janë në Kukës, Dibër, Gjirokastër dhe në Lezhë. Ndërsa qarqet me kërkesat më të ulëta janë në Tiranë, Fier, Korçë, Durrës, Elbasan Vlorë.

Lajme të tjera |  Moti, dy qytetet ku temperaturat do të shkojnë mbi 40 gradë Celsius

Pas mbledhjes kryeministri u largua me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës Benet Becin dhe me deputetin Eduard Shalsi, drejtues qarku në Kukës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us