11 Maji/ Sa para po shpenzojnë në META kandidatët, kryesojnë Shehaj, Tabaku dhe Grigels Muçollari

Partitë politike kanë zgjehdur strategji të ndryshme për fushatën e tyre elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Partia Socialiste, ndryshe nga zgjedhjet e vitit 2021, nuk ka harxhuar para në platformën e META, për qëllime sponsorizimi. Kjo strategji, po ndiqet edhe Partia Demokratike, e cila në muajt e fundit ka shpenzuar vetëm 900 dollarë. Sipas “Skyweb.al”, kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj listohet i pari për nga shuma e parave të shpenzuara në platformën META me 25 967 dollar nga 23 janari deri në 22 prill. Rezulton se nga marsi 2021 deri në 22 prill 2025, Shehaj ka harxhuar 66 483 dollar në META. Shehaj harxhon një mesatare prej rreth 400-500 dollar në ditë gjatë javës së fundit.

11 Maji/ Sa para po shpenzojnë në META kandidatët, kryesojnë

TABELA ME SHPENZIMET E KANDIDATEVE PER DEPUTETE, 23 JANAR – 22 PRILL 2025.
SHENIM: NE KRYE TE LISTES ESHTE AMBASADA BRITANIKE, POR AJO KA SPONSORIZUAR VIDEO PER TE NDALUAR EMIGRIMIN NE BRITANINE E MADHE DHE NUK KA LIDHJE ME FUSHATEN ELEKTORALE

Në vend të dytë renditet Jorida Tabaku, e cila reklamon nga dy faqe me një totaj prej rreth 13 300 dollar të harxhuara në META gjatë 90 ditëve të fundit, ndërsa që prej vitit 2021 ajo rezulton të ketë harxhuar rreth 13 500 dollarë.

Lajme të tjera |  “6 milionë euro lobim në SHBA”, reagon Partia Demokratike: Financohet 100% nga emigrantët, i falenderojmë për bujarinë!

Pas Tabakut, në vend të tretë për nga shpenzimet për reklama në META është kandidati i PD, Grigels Muçollari me rreth 8 800 dollarë dhe në vend të katërt, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet me rreth 6 mijë dollarë.

Muçollari ka rritur ndjeshëm shpenzimet në META gjatë muajit të fundit duke harxhuar mesatarisht 200 dollarë në ditë. Në të njëjtat tregues paraqitet edhe PDIU për muajin e fundit.

Më pas, renditen kandidatja e Koalicionit Euroatlantik, Taulanda Jupi me 4 500 dollarë të shpenzuar në tre muaj, me një rritën të shtuar gjatë muajit të fundit; Vullnet Sinaj me rreth 4 200 dollarë, Gazment Bardhi dhe Endri Hasa me nga 4 000 dollar, Shqipëria Bëhet me 3 900 dollarë. Po kaq ka shpenzuar edhe Endri Shabani gjatë tre muajve të fundit.

Lajme të tjera |  Chris LaCivita publikon foton në krah të Donald Trump: Gjithçka filloi shumë kohë më parë në…

Kandidatja e PD Andia Ulliri rezulton të ketë shpenzuar 1 800 dollarë, ndërsa pas saj vijnë Bujar Leskaj dhe Vasil Llajo me nga 1 600 dhe 1 400 dollarë.

Akil Kraja i Aleancës për Shqipërinë Madhështore dhe Pëllumb Seferi i Koalicionit Euroatlantik kanë harxhuar nga 1 000 dollarë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us