Flamurtari konsiderohet me të drejtë si një nga klubet historike të futbollit në Shqipëri. Por në 5 vitete e fundit nuk ka mundur të jetë në elitën e futbollit shqiptar.
Mungesa e trofeve ka qenë një tjetër anë e medalje ne spektrin negativë. Flamurtari ka festuar një trofe për herën të fundit në edicionin 2013-2014, bëhet fjalë për Kupën e Shqipërisë. Ka kaluar mbi një dekad “thatësirë” në Vlorë, përsa i takon trofeve, por që presidenti i klubit kuqezi Sinan Idrizi po planifikon një ringritje të bujshme.
Idrizi ndër të tjera është shprehur edhe më parë se do të ndërtojë një ekip, i cili do jetë i aftë të luftojë për dopietë në futbollin shqiptar. Tashmë na mbetet të presim ecurinë e vlonjatëve në Superiore dhe se çfarë efekti do të kenë kundër pretendentëve si Egnatia, Vllaznia apo Dinamo.