125 milionë euro, Florian Wirtz vendos për të ardhmen

Florian Wirtz duket se ka vendosur për të ardhmen e tij. Largimi nga Bayer Leverkusen në merkaton verore është pothuajse i sigurt, teksa sipas “Transfermarkt”, gjermani ka zgjedhur Real Madrid.

Interesim të madh për të ka ende edhe Bayern Munich, por siç duket, Wirtz preferon transferimin te “Los Blancos”. Por këta të fundit duhet të paguajnë klauzolën prej 125 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e 21-vjeçarit.

Mefushori ofensiv ka bërë mjaft mirë këtë sezon me “Aspirinat”. Në 40 ndeshje të zhvilluara, talenti gjerman i kampionëve të Bundesligës ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar në 13 të tjerë.

Lajme të tjera |  Berisha “kryqëzon gishtat”: Shpresoj të kem fatin e De Geas, Kristjan Asllani ka gjithçka për të qenë një lojtar i madh

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us