Mirlind Daku do të vazhdojë të qëndrojë te Rubin Kazan. Sulmuesi ka firmosur rinovimin e kontratës me rusët, duke vijuar bashkëpunimin me klubin.
Palët kanë firmosur mes tyre për një kontratë 4-vjeçare, me 27-vjeçarin që do të përfitojë 13.5 milionë euro për 4 sezone. Afërsisht 2.2 milionë euro në sezon.
Gjithashtu do të marrë edhe bonus extra për firmosjen e rinovimit, ndërsa ka edhe klauzolë largimi. Kjo e fundit i jep të drejtën Dakut që pas 6 muajsh mund të largohet nga Rubini nëse në drejtim të tij do të vijë ndonjë ofertë e kënaqshme dhe tunduese.