13 minuta sherr në telefon e bënë kandidate për deputete – Ismaili tregon si u njoh me Ramën pas përmbytjes së Vlorës

Erjona Ismaili, kandidatja e Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, ka rrëfyer mënyrën se si e ka njohur kryeministrin Edi Rama, në kushte të tensionuara.

Gjatë një interviste në podkastin “Flasim”, Rama e pyeti Ismailin për njohjen e tyre. Ismaili e shpjegoi se takimi i tyre ka ndodhur pas përmbytjes së Vlorës, kur një nga shtëpitë e saj ishte përmbytur për të dytën herë, pas dhjetë vjetësh.

Rama: Më thuaj si jemi njohur bashkë ?

Ismaili: Ne bashkë jemi njohur duke u zënë. Ditën e nesërme të përmbytjes së Vlorës. Një nga shtëpitë e përmbytura ishte shtëpia ime – për të dytën herë, pas dhjetë vitesh. Herën e parë, sherri nuk arriti deri tek ju, por herën e dytë, po.

Lajme të tjera |  Bushati: PS dhe PD janë parti oligarkike, por tani Rama i ka marrë të gjitha, opozitës i kanë rënë br*kët...

Ju kam nisur një mesazh, bashkë me një telefonatë, jo shumë korrekte nga ana ime. Pastaj më morët ju në telefon.

E kam menduar se biseda do të ishte më e qetë sesa ishte… derisa më bëtë pyetjen e parë: “A e ke shtëpinë e siguruar?” Edhe unë thashë: “Sigalin e di vetë!” dhe biseda zgjati 13 minuta sherr.

Rama: Fjalia që mua më nguli në mendje ishte: “Tjetër thoni dhe tjetër na bëni. Dhe kur vjen puna këtu, të njëjtët njerëz, po kjo histori… dhe askush nuk do të dijë se kush ka merita dhe kush nuk ka merita.” Kjo ishte fjalia që më ngeli në mendje. Në mendje të ngelin ato që të dhëmbin.

Lajme të tjera |  Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us