Një 15-vjeçar nga Postriba e Shkodrës ka humbur prej 2 ditësh. Alarmin për zhdukjen e të miturit e ka dhënë familja e tij, e cila ka bërë edhe denoncim në Policinë e Shkodrës. Babai i 15-vjeçarit, Agim Bibaj tregon se i biri ishte nisur për në shkollë, por nuk kishte shkuar në mësim dh eishte larguar në drejtim të paditur. I ati tregoi për mediat se disa ditë më parë kishte pasur një përplasje me të birin, të cilin e kishte këshilluar që të mos kishte përplasje me bashkëshatarët e tij. Por i mituri duket se është frikësuar nga biseda dhe i ka treguar shokëve të tij se do të shkonte në Tiranë.
Nga ana tjetër, Bibaj thotë se nuk ka ushtruar dhunë fizike ndaj të birit, por vetëm sa e ka këshilluar për të pasur një sjellje të mirë në shoqëri.
“Quhem Agim Bibaj, djali më ka humbur dje, është nis për shkollë, s’ka hyrë, shokët e tij kanë hyrë në shkollë, ai s’ka hyrë në shkollë. Unë kam ik në punë herët, e kam lënë duke fjetur. Kur jam kthyer prej pune më tha nusja që nuk ka ardhur hala, e kam denoncuar në polici rreth orës 16:30, policia ka bërë tërat të mirat, po hala s’ka gjet asgjë. Shokëve u ka thënë dua të largohem se kam frikë nga baba, ka ba disa sherre, i kam bërtit si të gjithë prindërit, i ka thënë shokëve para një jave do iki në Tiranë. Është shprehur te shokët e vet që më ka bërtit babi, kam frikë se më rreh babi, e du të iki nga shtëpia. Jo dhunë fizike, vetëm i kam bërtit, për me i këshillu mos me bë sherre, mos me i ra kujt. Djalin kërkoj me u kthy te shtëpia, kush mund ta shohi i bëj thirrje me lajmëru. Djalit i bëj thirrje të kthehet te baba, te nana, ka dy vëllezër dhe motrën që e kërkojnë, që qajnë për të,”- thotë Bibaj.