Turma me njerëz përkujtuan sot vrasjen e studentit Aleksandros Grigoropoulos, i cili u vra nga policia 15 vjet më parë. Që në mëngjes e deri mbasdite vonë, kjo ditë është shoqëruar me incidente në Athinë dhe Selanik, ndaj policia rriti masat e sigurisë. Mediat e huaja shkruajnë se qytetarë të shumtë morrën pjesë në një marshim në përkujtim të studentit, por edhe të protestave që ndodhën 15 vjet më parë, pas vrasjes së të rriut.
Universiteti dhe stadiumi u mbyllën, pasi po zhvillohej marshimi i organizuar nga sindikata dhe agjenci të ndryshme.
Më herët disa persona u vunë zjarrin disa koshave. Masat e sigurisë së policisë në Athinë janë rritur veçanërisht, ndërsa që nga mëngjesi janë bërë të paktën 47 arrestime në zonën e gjerë të qendrës.
Konkretisht, sipas informacioneve, grumbullim të njerëzve u bënë në sheshin Attica, por edhe në qendër të Athinës dhe në qendrën e refugjatëve në Avenue Alexandras. Në mëngjes u shkaktuan dëme në stacionin e Omonias nga një grup anarkistësh.
Në të njëjtën kohë, me urdhër të EL.AS-it, stacionet e Metrosë “Syntagma”, “Universiteti” dhe “Monastiraki” janë mbyllur përkohësisht dhe trenat kalojnë nëpër to pa u ndalur.