“E gjeta shtrirë në sallon…”,rrëfimi i plotë i Xhemalit për gruan e tij Bedrien që vdiq nga fotoksina

Nga Greqia në Francë dhe që andej në Shqipëri, Xhemal Loka, kishte mbërritur në Sukth të Durrësit më 27 dhjetor 2023, ose një javë para fundit fatal të të shoqes.

Baba i katër fëmijëve, tre djem dhe një vajzë, Loka thotë në dosjen policore se një natë para ngjarjes Bedrija, ka qënë në rregull e nuk ka patur shqetësime, madje e kanë kaluar mirë dhe duke festuar Vitin e Ri.

Ai thekson se e shoqja ishte e stresuar kohët e fundit:

“Gruaja ime ka patur stres e ankth në lidhje me kohët e fundit. Ajo mund ta ketë kryer këtë veprim si pasojë të faktit që para rreth një viti persona të paidentifikuar, i kanë hapur një adresë në “Tik Tok” në emrin e saj”.

Loka ka deponuar edhe se ndoshta e shoqja e kishte paralajmëruar vdekjen, kur tha se prej kohësh Bedria kishte shfaqur idenë se nuk përballonte dot foton që i kishin publikuar në rrjetin “TikTok”.

Burri tregoi dhe si sipas tij e gjeti gruan e vdekur:

“…Jam çuar në mëngjes dhe e kam parë Bedrien të shtrirë përtokë te dhoma e ndenjes, mu në mes të shtëpisë.

Me makinën e tim vëllai e kemi transportuar deri në urgjencën e Spitalit Durrës.

Lajme të tjera |  Inaugurimi i Konsullatës greke në Korçë, Fredi Beleri: Është një ngjarje historike!

Aty na thanë se ka konsumuar fotoksinë. Pastaj e kanë nisur me ambulancë për në QSUT për mjekim më të specializuar. Por vdiq”.

Versioni që jep Xhemal Loka për vdekjen e gruas së tij, është i ndryshëm nga ai që paraqet tani policia.

Pasi njoftoi se u vu “në pranga bashkëshorti i 41 -vjeçares që humbi jetën 4 ditë më parë, si pasojë e konsumimit të fotoksinës”, policia lokale në Durrës, shtoi:

“Nga hetimet e thelluara rezultoi se 45-vjeçari Xhemal Loka ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshorten e tij.

45-vjeçari, kur ishte kthyer nga Greqia, e kishte kërcënuar për ta vrarë bashkëshorten, me mjet prerës thikë, në prezencë të njërit prej fëmijëve.

Videot me këto pamje filmike janë sekuestruar nga grupi hetimor.

Në pamje të filmuara, duket i dyshuari teksa godet me sende të forta Bedrien, duke e shoqëruar aktin e dhunshëm me dhunë verbale.

Për më tepër në filmime ka dhe pamje teksa Loka e kanos me thikë të shoqen.

Pamjet shqetësuese, në deponimin e të dyshuarit janë konsideruar si pjesë normale të jetës në çift, të ndikuara dhe nga fyerjet ndaj saj në rrjetin social, por edhe distanca pasi punonte në Greqi.

I dyshuari përballet me akuzën paraprake të Shkaktimit të vetëvrasjes, si dhe për armëmbajtje pa leje, por ai këmbëngul se vdekja e të shoqes erdhi nga sedra që pati pas daljes si imazheve dhe fyerjeve ndaj saj në TikTok.

Lajme të tjera |  Meta e quajti ‘Zeqineja e SPAK’, ja si PËRGJIGJET Kryemadhi!

Bedrie Loka, nënë e katër fëmijëve vdiq më 3 janar 2024 në spitalin e QSUT.

Në banesën e të ndjerës, policia gjeti një shishe plastike me ujë dhe disa kapsula me tub cilindrik, fotoksinë, të cilat dyshohet se i ka konsumuar për t’u vetëvrarë.

Më herët, drejtoria Vendore e Policisë Durrës tha se më 2 janar 2024 ora 16:30, Bedrie Loka 41 vjeçe, që dyshohej se kishte konsumuar lëndë helmuese fotoksinë, edhe pse kishte marrë ndihmë mjekësore, nuk kishte mundur të jetonte.

Që në dhjetor të vitit 2022, Bedrie Loka kishte bërë kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adresë false me emrin e saj.

Për kallzimin e bërë në dhjetor 2022, Policia thotë se kreu veprimet dhe çoi dosjen me materialet në Prokurori, e cila sipas saj vazhdoj hetimet për rastin(!)

Ndërkohë policia siguron se po “vijojnë hetimet intensive për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që kanë keqpërdorur të dhënat e shtetases Bedrie Loka”./noa

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us