160 milionë lekë vetëm për reklama në Facebook, Partia Demokratike kryeson listën: Kush janë kandidatët që shpenzuan më shumë për 11 Majin

Ndërsa fushata elektorale tashmë ka përfunduar, kurioziteti për vlerat monetare të shpenzuara nga partitë politike për marketing online, arrijnë shifra të larta. Në total subjekteve politike apo kandidatëve, fushata online u ka kushtuar 167 069 dollarë.

Vendin e parë si partia me shpenzimet më të mëdha për publicitet në platformën Facebook, e mban Partia Demokratike me një total prej 43.873 dollarë.

Edhe pse një invenstim i tillë, humbja për këtë forcë politike ka qenë më “e hidhur” se ndonjëherë më parë, me një rezultat prej rreth 500 mijë votash të përkthyer vetëm në 50 mandate.

Agron Shehaj me Partinë Mundësia ka investuar në total 39.014 dollarë për fushatë politike online, ndërsa arriti të siguronte vetëm dy mandate për legjislaturën e shtatorit.

Në top 10-shen e subjekteve politike apo e politikanëve që kanë investuar më shumë për fushatë online, radhiten emra si Grigels Muçollari me 13.811 dollarë, por pavarësisht kësaj nuk arriti të siguronte një vend në parlament, Jorida Tabaku 10.957 dollarë, tashmë deputete e Partisë Demokratike, apo Belind Këlliçi, i cili ka shpenzuar 8.736 dollarë.

Lajme të tjera |  Edhe Gjylameti bën hap pas, tërhiqet nga verifikimi i votave: Ne nuk bëjmë luftëra të vogla, por beteja të mëdha për jetët e njerëzve

Nga radhët e Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj ka shpenzuar 9.278 dollarë për reklamë në rrjetin social facebook, si dhe Pëllumb Seferi me një vlerë prej 9.086 dollarë.

Pavarësisht shpenzimeve të hedhura për fushatë online, këto vlera duket se nuk janë përkthyer gjithmonë në votë, referuar rezultatit zgjedhor.

Partia Socialiste arriti të sigurojë mandatin e 4-t në pushtet, pa shpenzuar shuma parash në platformat online, grafik i cili dominohet më së shumti nga figura opozitare, si Partia Demokratike.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us