174 milionë euro për “bomberin” evropian, Liverpool gati të bëjë “çmenduri” në merkato

Liverpool është gati që të bëjë çmenduri këtë merkato. Pasi bleu për plot 125 milionë euro Florian Wirtz nga Bayer Leverkusen, duket se nuk do të ndalet këtu për përforcimet e sulmit.

Sipas gazetarit anglez, Craig Hope, “The Reds” janë gati të bëjnë çmendurinë këtë merkato. Thuhet se Liverpool po përgatit 174 milionë euro (150 milionë paund) për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Newcastle United.

Trajneri, Arne Slot kërkon që të përforcojë sulmin dhe sheh te aftësitë e “bomberit” suedez të duhurin për ekipin e tij. Tashmë, “topi” kalon në anën e klubit të Newcastle, të cilët duhet të mendohen mirë kur oferta zyrtare e Liverpool prej qindra milionë eurosh t’u mbërrijë në “derë”.

Lajme të tjera |  Mala e nis nga stoli, dyshime për dy pozicione/ Ja si pritet të rreshtohet Vllaznia ndaj Daugavpils

Kujtojmë se deri më tani, Liverpool ka bërë merkato mjaft interesante. Përveç Florian Wirtz, klubi i “kuq” ka blerë edhe Milos Kerkez nga Bournemouth dhe Jeremy Frimpong nga Bayer Leverkusen.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us