2 MLN EURO për projektin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, Shqipëria paguan pjesën më të madhe

Realizimi i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë që është prezantuar në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, ka marrë OK-n nga Kuvendi i kësaj të fundit. Kostoja totale për realizimin e studimit të fizibilitetit dhe projekt-idesë për ndërtimin e linjës hekurudhore parashihet të jetë mbi 1.9 milionë euro, nga të cilat, Kosova do të ndajë 980 mijë euro, ndërsa Shqipëria, 1 milion.

Ky projekt do të mundësojë dhe nisjen e ndërtimit të dy porteve të reja tregtare: Porto Romano në Durrës dhe Porti i Thatë në Prishtinë. Së fundmi kreu i qeverisë Edi Rama tha se kanë ndryshuar strategji për Porto Romanin duke kaluar në financim të brendshëm, për të mos pritur financimet e huaja. Porti i Thatë në Prishtinë do të shfrytëzohet për zhdoganimin e mallrave, gjë që do ta lehtësojë pastaj ngarkesën në portin detar të Durrësit.

Lajme të tjera |  Pensionet e reja, miratohet vendimi me koeficientët e pagave! Si do të bëhet përllogaritja për 40 mijë të moshuar që përfitojnë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us