Një takim shumë i gjatë nate, i ëmbëlsuar nga vera e kuqe, dollitë dhe të qeshurat, në barin e një hoteli historik në Bruksel bashkuan Gjermaninë, Italinë dhe Francën. Kryeministrja Giorgia Meloni dhe presidenti francez Emmanuel Macron u takuan përsëri në Bruksel në një takim dypalësh në prag të një Këshilli Evropian vendimtar për çështjet e zgjerimit në Ukrainë dhe buxhetin e BE, me çështjen e madhe të Paktit të Stabilitetit në sfond.
“Ishte një diskutim i shkëlqyer,”- shpjegoi Macron në fund të takimit, i cili filloi në orët e vona të mbrëmjes pas samitit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, larg kamerave. Sipas Ansa, takimi dypalësh u zhvillua në barin e hotelit ku qëndronte Olaf Scholz dhe zgjati mbi 2 orë.
Por, pavarësisht fytyrave të relaksuara që shiheshin në tavolinë, temat për t’u diskutuar ishin shumë të nxehta.