2 rikthime me “peshë” te Dinamo, “feston” Ilir Daja

Dinamo prej ditësh ka nisur përgatitjet për pjesëmarrjen në Conference League dhe për sezonin e ri. Ilir Daja ka zbritur ekipin në fushë, duke zhvilluar stërvitje intensive.

Për shkak të angazhimit me Kombëtaren, Daja nuk e kishte grupin e plotë, pasi mungonin Baton Zabërgja dhe Naser Aliji. I pari ishte i grumbulluar me Kosovës, ndërsa i dyti me Shqipërinë.

Por tashmë të dy janë rikthyer në ekip dhe Daja është mjaft i “lumtur”. Kjo pasi asnjëri nga lojtarët nuk ka probleme, teksa do të vazhdojnë menjëherë përgatitjen me pjesën tjetër të ekipit.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Rënia nga Superiorja fatale, Laçit i largohet mesfushori që firmosi kontratë 2-vjeçare

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us