2-vjeçari në Britani u gjet i vdekur në këmbët e të atit, ekspertiza: Ndërroi jetë nga uria

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me vdekjen tragjike të Bronson Battersby, 2 vjeç dhe babait të tij Kenneth Battersby. Trupi i dy vjeçarit Bronson Battersby u gjet së bashku me atë të babait të tij Kenneth, 60 vjeç, në një banesë në Skegness më 9 janar pas një jave përpjekjesh për t’i kontaktuar ata nga shërbimet sociale.

Kenneth besohet të ketë vdekur nga një atak në zemër rreth Vitit të Ri, ndërsa Bronson i ndërroi jetë ditë më vonë nga uria dhe dehidratimi. Trupat e tyre u gjetën nga një punonjëse sociale, e cila kishte telefonuar dy herë në shtëpi, kur nuk i është përgjigjur njeri ajo ka njoftuar Policinë në të dyja rastet.

Lajme të tjera |  Trump kërkon nga Serbia dhe vendet e Ballkanit të pranojnë emigrantët e dëbuar nga SHBA

Vetëm një javë pasi u raportuan për herë të parë shqetësimet, punonjësja sociale kërkoi një çelës nga pronari për të hyrë në pronë. Në atë moment gjeti trupat e pajetë. Policia e Lincolnshire tha sot se i është referuar Zyrës së Pavarur për Sjelljen e Policisë, e cila do të shqyrtojë veprimet e saj, ndërsa Këshilli i Qarkut Lincolnshire ka premtuar gjithashtu një ‘shqyrtim të shpejtë’.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us