Basilio Ndong ka qenë padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm të Tiranës në arritjen e objektivit “mbijetesë”. Dhe për këtë arsye, klubi bardheblu nuk dëshiron të heqë dorë lehtë nga 27-vjeçari me origjinë nga Guinea Ekuatoriale.
Burime për “Newsport.al” raportojnë se drejtuesit e Tiranës kanë refuzuar një ofertë 200 mijë euroshë për shërbimet e Ndong. Oferta ka mbërritur nga një klub ukrainas, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Megjithatë, 200 mijë eurot janë refuzuar në mënyrë kategorike nga klubi i Tiranës.
Nuk dihet ende plani që bardheblut” kanë me anësorin e majtë. Tirana s’ka vendosur nëse pret një ofertë më të lartë apo Ndong nuk do të shitet këtë merkato verore.
Kujtojmë që 27-vjeçari u bashkua me bardheblutë në nëntor të vitit 2025. Prej atëherë ai ka luajtur me Tiranën 22 ndeshje, duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës dhe duke asistuar në dy gola të tjerë. /Nikoll RAJTA/





