’21 janari është i mbyllur në ato sëndukët e maskarenjve’, Rama MESAZH Prokurorisë së Tiranës

Kryeministri Edi Rama është rikthyer sërish tek ngjarja e 21 janarit e vitit 2011, ku u vranë katër persona në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS, kryesocialisti nuk i kurseu akuzat ndaj Prokurorisë së Tiranës, të cilët sipas tij e mbajnë dosjen e “kyçur”. Ndërkohë kishte një mesazh dhe për drejtësinë në tërësi. Rama tha se Republika e Shqipërisë nuk është republika e prokurorve dhe gjykatësve, prandaj nuk duhet të ndihen si pushtet i pakontrollueshëm nga të tjerët, duke përmendur Kuvendin, që sipas tij është kontrollor dhe kërkon llogaridhënie.

Edi Rama: Ka ardhur koha të bëjmë shumë më tepër me vetën dhe pastaj përmes PS për ta nxitur dhe ndihmuar drejtësinë e re, që e para të shtrihet në gjithë organizimin e sistemit të drejtësisë, se SPAK dhe GJKKO janë një dy km larg në distancë nga prokuroria e Tiranës psh, Këtu u fol për 21 janarin, 21 janari është peng i drejtësisë së vjetur. Nuk ka vajtur drejtësia e re tek prokuroria e Tiranës. 21 janari është i mbyllur në ato sëndukët e maskarenjve të Shqipërisë qysh nga viti 1912 që penguan, sabotuan dhe rrëzuan këdo që tentoi ti bënte gjërat pak më ndryshe. Imagjinoni prokuroritë e tjera në çfarë gjendje janë.  Ne duhet të mendojmë se çfarë duhet të bëjmë ne që drejtësia të rrisë profesionalizimin e saj. Drejtësia evropiane është në çdo rast garantë e shtetit ligjor, garantë e lirive dhe të drejtave kushtetuese të çdo individi, për fshirë edhe gjykatësit dhe prokurorët të cilët kurrsesi nuk duhet të ndihen dhe jo më pastaj të bëhen një pushtet që ndihet i pakontrolluar dhe i pa balancuar nga asnjë mekanizëm kushtetues dhe ligjor. Kjo është Republika e Shqipërisë dhe jo Republika e Prokurorëve dhe gjykatëse. Janë një pushtet i pavarur nga parlamenti dhe qeveria, por nuk janë i vetmi pushtet i pavarur i kësaj republike, e cila ka edhe dy pushtete të pavarura që nuk varen nga pushteti gjyqësor në vendimmarrjen e tyre dhe as nuk japin llogari pushtetit gjyqësor për ushtrimin e kompetencave të tyre kushtetuese dhe ligjore. Kështu funksionin drejtësia evropian dhe kjo është panorama e të ardhmes që ne duhet të punojmë bashkë që drejtësia e re të bëhet një drejtësi evropiane. Republika e Shqipërisë nuk është federatë por është arsyeja, qëllimi dhe misioni pse këto 3 pushtete ekzistojnë. Roli i Kuvendit është i përcaktuar në procesin e refomës është i rregulluar në ligje, por po ta pyesim veten në raport me këtë rol të ri strategjik sepse është dhe jo qeveria, përgjigjia qoftë për përgjegjëshmëri dhe llogaridhënie do të ishte e tipit ‘m’ka çu nana me la gojën’. Puna duhet të nisi një orë e më parë nga ne.

Lajme të tjera |  Ç'duhet bërë?!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us