21 nga 60! Tirana fantastike përballë Teutës, durrsakët me “frikë” drejt kryeqytetit

Tirana dhe Teuta do të përballen këtë të shtunë për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të nisë në orën 15:30.

Një duel direkt për mbijetesën, duke ditur që të dy ekipet janë shumë pranë njëra-tjetrës me pikë. Teuta me 38 pikë mban vendin e 6-të, ndërsa bardheblutë në vendin e 8-të kanë 36 pikë.

Megjithatë e shkuara favorizon skuadrën e drejtuar nga Bledi Shkëmbi. Në 60 ndeshjet e fundit, Tirana ia ka dalë që të triumfojë 21 herë, përballë 17 fitoreve të Teutës. Ndërsa 22 duele kanë përfunduar në barazim.

Lajme të tjera |  Siguruan qëndrimin në Superiore, Hodo pas fitores me Tiranën: Arritëm objektivin. E ardhmja? Është në plan të dytë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us