Përlotet Erion Braçe, humb mikun e tij nga Divjaka

Ilir Lena, 53 vjeç, nga Divjaka humbi jetën dje pasi u dëmtua aksidentalisht nga një makineri. Lena ishte punonjës i kompanisë, Agro F&R Janko, për paketimin e produkteve ushqimore.

Lena është përcjellë sot për në banesën e fundit, ndërsa deputeti socialist Erion Braçe që e ka pasur mik, shkruan në rrjetet sociale se Lena ishte një punëtor i jashtëzakonshëm.

“DIVJAKA PO PERCJELL TANI ILIR LENEN!

Nje djale, nje vella, nje baba, nje mik, nje shok,

nje PUNETOR!

U ndal dje, ne nje fatkeqesi qe ne pak sekonda i mori jeten;

Ne pune; Nuk di sa here ne 10 vite e kam takuar aty-ne punen e tij, nuk mungonte kurre, ishte gjithnje, ne pune, tek Ristani; punetor i jashtezakonshem, nje Divjake e tere e njohu .

Lajme të tjera |  “Latifi do ikë më i pasur nga sa erdhi, është i vetmi “rrotë same” në atë grumbull mbetjesh”, Rama ironizon LaCivita

Ngushellime pafund FAMILJES, miqve e shokeve, punetoreve si ai, Familjes tjeter te tij-Ristanit e punetoreve po aty qe jane per njeri tjetrin shume me teper se sa punetore!

TE QOFTE I LEHTE NE GJOK DHEU I DIVJAKES ILIR,

AI DHE QE E PUNOVE GJITHE JETEN SI BUJK DHE TANI TE PRANON SI BIR!

Zoti ndricofte per ty!”, shkruan Braçe.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us