23 vjeçarin e ekzekutuan me snajper, Hoxha tregon detajet e trishta: U vra prej mbiemrit që mbante, nuk ka lidhje fare me botën e krimit!

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje nga ekzekutimi me snajper i Gëzim Sinomatit, djalit të Sokol Sinomatit, i cili u vra në ballkonin e banesës, duke konsumuar një cigare.

Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se Gëzim Sinomati nuk ka patur asnjë lidhje me botën e krimit dhe se ai është rritur me mamanë, e divorcuar nga i ati i burgosur. Hoxha tha se i riu u vra me snajper, për shkak të konflikteve të babait të tij të burgosur, një histori në qytetin e Vlorës, që sipas gazetarit ka prodhuar shumë viktima.

‘Kjo është ngjarja më e keqe e mundshme, që tregon nivelin e krimit të organizuar për vitin që sapo nisëm. Është vrasje tipike mafioze, me organizim goxha të strukturuar. Është nga ato ngjarje me kosto të lartë, që nga mënyra e organizimit, mjetet e përdorura, ekzekutorët dhe objektivi që kishin.

Kjo ngjarje dhe pasojat e saj, sapo kanë rindezur një konflikt shumë të madh në Vlorë, që për disa vjet e ktheu Vlorën në qytetin më problematik të Shqipërisë.

Lajme të tjera |  Erdogan nesër në Tiranë për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë. Mediat greke: Do ketë takim edhe me Baba Mondin

Kjo betejë, coi edhe në një numër të madh të personave të rrëmbyer, torturuar dhe zhdukur, që nuk kanë as kufomat.

Kjo ngjarje mund t’i shërbejë SPAK për t’ju rikthyer ngjarjeve që kanë ndodhur në 2016 e tutje.

Kulmoi me vrasjen e Edison Harizaj.

22 vjecari është djali i Sokol Sinomatit.

Djali nuk ka bërë asgjë në jetën e vet, është vrarë pse është i biri.

Sokol Sinomati ka qenë pjesëtar i bandës së Gaxhait. Ngjarja më kulmore ka qenë sulmi ndaj komisariatit të policisë në Vlorë, kur vajtën të marrin mjetin e blinduar dhe vranë policing Rrapaj.

Me kalimin e viteve grupi i copëzua, Sokol Sinomati u largua. U ekstradua në Shqipëri më pas në 2009. U lirua nga burgu në 2017. U arrestua në Belgjikë. Kam folur me të pas atentatit që i është bërë.

Gëzimi nuk ka bërë asgjë në jetë, është vrarë vetëm sepse është i biri i Sokol Sinomatit.

Ai është rritur me të ëmën, që ka qenë e divorcuar nga babai. Ai ndiqte studimet e larta, nuk kishte të kaluar kriminale dhe mban emrin e xhaxhait që i kanë vrarë në 97’.

Lajme të tjera |  "Ti ki kujdes..."/ Vokshi në komision, i përplas mikrofonin Ndrecës/ Deputeti i PS: Ke nevojë për qetësues, je deformuar frikshëm

Ka ardhur para një muaji në Shqipëri, sepse i kishte vdekur gjyshja.

Pastaj ka ardhur për vit të ri.

Babai i tij pas disa ditësh do të dalë nga burgu.

Viktima e ka humbur jetën vetëm sepse mban mbiemrin Sinomatin. Nëse nuk do të vinte nga Belgjika, mbase do të jetonte.

Nuk kanë patur mënyrë tjetër, sepse familjarët e Sokol Sinomatit ruheshin.

Mënyra e ekzekutimit, është gjetur një formë që për herë të fundit e kam parë në Elbasan ndaj Florenc Capjas dhe në Durrës…

Konflikti ku është përfshirë babai i viktimës dhe grupi tjetër, është shumë i madh dhe ka sjellë shumë viktima. SPAK ka mundësinë, që nga kjo ngjarje të hetojë rrëmbimet dhe zhdukjet e Albano Xhaferrit, të Ervis Troqes, të cilët janë rrëmbyer sapo kanë ardhur nga Belgjika. Në atë kohë në Belgjikë qëndronte Sokol Sinomati. Vetëm nakotrafiku është i aftë të përballojë financiarisht këto lloj atentatesh”, tha Hoxha.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us