Vllaznia është vetëm 90-të minuta larg titullit të këtij sezoni. Shkodranët do të sfidojnë Egnatian në “Arenën e Demave” më 12 maj në orën 20:00.
Një duel shumë i rëndësishëm për kuqeblutë, të cilët do të tentojnë fitoren dhe të ngrejnë larg titullin kampion. Një trofe ky që iu mungon prej 24 vitesh. Saktësisht Vllaznia titullin e fundit e ka fituar në vitin 2001.
Në historinë e saj, shkodranët ia kanë dalë të koleksionojnë 9 tituj dhe tashmë të hënën do të synojnë titullin e 10-të në histori. Një titull që do t’u shtonte dhe yllin e parë në fanellë, i cili do të ishte një arritje për kuqeblutë.