Vllaznia më shumë se kurrë këtë sezon është afër titullit kamopion. Në fakt janë vetëm 2 ndeshje larg trofeut dhe këtë sezon duke si i duhuri për të rikthyer festën.
Në fakt në Shkodër janë plot 24 vite nga titulli i fundit dhe këtë herë gjërat duken më ndryshe. Për këtë skuadra dhe klubi do të jenë “all-in” për të mbyllur këtë sezon në mënyrën më përfekte, duke ngritur lart trofeun e Superiores.
Për të motivuar akoma më shumë futbollistët kanë menduar krerët e Vllaznisë. Bëhet me dije se një SUPERPREMIO do të jepet nga të parët e klubit për të mposhtur Dinamon dhe për të kapur finalen e madhe.
Shuma ende nuk bëhet e ditur, teksa në ditët në vazhdim pritet të mësohet më shumë mbi këtë çështje. Ndërkohë kujtojmë se dueli me Dinamon është parashikuar të luhet ditën e dielë në orën 20:00 në “Arenën Kombëtare” dhe që është i vlefshëm për gjysmëfinalen e “Final – Four”.