“25 virgjëreshat e Kim”, vajzat që bëhen pjesë e haremit të diktatorit!

Një ekip kënaqësie i përbërë nga 25 virgjëresha është në dispozicion të Kim Jong Un çdo vit. Daily mail shkruan se  YouTuberja 30-vjeçare Yeonmi Park, e cila arriti të arratisej nga ferri i Koresë së Veriut dhe të gjente strehë tani e lirë në SHBA, shkroi në kujtimet e saj gjithçka që pa dhe përjetoi ndërsa jetonte në atdheun e saj.

Park në zbulimet që ajo bëri pohon se zyrtarët e lartë të regjimit janë ata shkojnë kudo, edhe nëpër shkolla për të “peshkuar” 25 virgjëreshat e zgjedhura që do t’i japin diktatorit të Koresë së Veriut kënaqësinë e fundit. Pas gjetjes së 25 vajzave, ato i nënshtrohen analizave mjekësore për të vërtetuar se janë vërtet ende të virgjëra. Ato më pas “mësohen se si t’i kënaqin burrat pasi ky është qëllimi i tyre i vetëm”.

Lajme të tjera |  Humbja e thellë e PD më 11 Maj, Gjekmarkaj: Arsyet pse Berisha nuk duhet të japë dorëheqjen! Si mund të shkohet në zgjedhje të reja

Ajo pohoi se ‘Skuadra e Kënaqësisë’ është e ndarë në tre seksione: njëra e specializuar në dhënien e masazheve, tjetra në argëtimin përmes këngës dhe vallëzimit dhe një e tretë e përgatitur për të qenë ‘e gatshme të bëjë seks me diktatorin dhe burra të tjerë’.  Park arriti t’i shpëtonte regjimit kur ishte adoleshente. Më pas ajo shkoi në Kinë, ku u bë viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore, ku “shpëtoi nga ferri” dhe arriti në Amerikë ku gjeti sukses përmes kujtimeve dhe paraqitjeve të saj në podcast.

Gruaja 30-vjeçare pretendon se ishte me fat që shmangu haremin e Kim Jong Un për shkak të “statusit të saj familjar”, duke nënkuptuar se “ata përjashtojnë çdo vajzë me anëtarë të familjes që janë arratisur nga Koreja e Veriut ose kanë të afërm në Korenë e Jugut ose në vende të tjera’. Ajo shtoi gjithashtu se për shumë njerëz, jeta në Korenë e Veriut është aq e keqe sa prindërit me kënaqësi i lejojnë vajzat e tyre të regjistrohen me shpresën se mund të kenë një jetë më të mirë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us