25 vite nga masakra e Reçakut, pika kulmore që zgjoi botën për krimet në Kosovë

Kosova përkujton sot një prej masakrave më të dhimbshme të historisë së saj, atë në Reçak, e cila i mori jetën 45 civilëve të pafajshëm dhe të paarmatosur. Kjo tragjedi është cilësuar si krim kundër njerëzimit nga ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ndërsa ngjarja ishte një pikë kthese për ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar.

SI NDODHI MASAKRA

Në datën 15 Janar 1999, i gjithë Reçaku u zgjua i rrethuar, ndërsa u masakruan për vdekje 45 shqiptarë, të cilët ishin të paarmatosur përballë forcave serbe. Sipas dëshmitarëve të kohës, rreth orës 6:30 forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet.

25 vite nga masakra e Reçakut, pika kulmore që zgjoi botën

MASAKRA

ZGJIMI I FAKTORIT NDËRKOMBËTAR

Masakra në Reçak tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e përjetuara nga popullsia civile, shpalosën në dritën e diellit planin për shfarosjen e shqiptarëve, nga krimineli serb Sllobodan Millosheviç.

Pas kësaj masakre me pasoja në jetët e civilëve të pafajshëm, pati një konferencë ndërkombëtare në Rambuje e në Paris, të cilat rezultuan të pasukseshme në arritjen e një matrëveshje. Kjo solli më pas reagimin dhe ndërhyrjen e NATO-s, kundër forcave ushtarake serbe, largimin e tyre nga Kosova dhe vendosjen e administratës ndërkombëtare në Kosovë.

Lajme të tjera |  “Politika është k*rvë”, Egla Ceno para ndeshjes Shqipëri – Serbi: Të tregojmë se në trojet tona jemi më të mirë se ata

Masakra e Reçakut gjeti jehonë në të gjitha kancekaritë ndërkombëtare, ndërkohë që ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, do të jepte një deklaratë, ku thuhej se pritej me ankth fati i Kosovës.

Shefi i misionit të OSBE-së, William Walker shkoi menjëherë pas ngjarjes në vendin ku ndodhi masakra, ndërkohë që e përcaktoi atë që kishte ndodhur me 3 fjalë: Krim kundër njerëzimit.

Pas Masakrës në Reçak, rifilluan luftimet 48-orëshe në mes të UÇK-së dhe forcave serbe për marrjen e kufomave. Serbia donte t’i zhdukte gjurmët e krimit, por kjo tentativë e tyre dështoi. Bota e pa dhe e dëshmoi krimin.

Për herë të parë nga skenat rrëqethëse dhe masakrat barbare që bënë forcat serbe në popullatën civile shqiptare, kishin tmerruar edhe misionarë dhe diplomatë të botës.

78 DITË LUFTIME

Pas masakrës së Reçakut, në mars të vitit 1999, NATO sulmoi caqet ushtarake policore në ish-Jugosllavi. Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet janë ndërprerë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Lajme të tjera |  Nisma e qeverisë/ Pleqëri pa taksa! Stimuj pensionistëve që punojnë: U ulet tatimi, bonuse në sajë të performancës

SOT HOMAZHE

25 vite më pas Kosova sot është e pavarur, dhe qytetarët e saj nga 1 Janari i këtij viti lëvizin pa viza në zonën Shengen, edhe pse tensionet me Serbinë hera herës rindizen, sa kohë që mes vendeve nuk ka një njohje të ndërsjelltë.

Në Reçak ishin të pranishëm sot për të kryer homazhe krerët më të lartë të shtetit të Kosovës, si dhe ish-shefi i misionit të OSBE-së, i cili nuk e shmangu emocionin e asaj tragjedie të rëndë.

Për Walkerin, ky përvjetor është ngjarje emocionuese, por ai shtoi se banorët e këtij fshati sakrifikuan që qytetarët të kenë sot Republikën e tyre të pavarur.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se masakra e Reçakut “e tronditi opinionin publik ndërkombëtar dhe diplomacinë ndërkombëtare dhe e bëri të domosdoshëm ndërhyrjen ushtarake të NATO-s për ta ndalur gjenocidin e Serbisë në Kosovë”.

Ndërkaq, kryeparlamentari Glauk Konjufca, tha se pas masakrës së Reçakut, bota demokratike e “kuptoi se gjuha që e njeh Serbia është gjuha e forcës”, duke iu referuar bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe.

25 vite nga masakra e Reçakut, pika kulmore që zgjoi botën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us