250 milionë euro për 3 futbollistë të Premier League, në Arabinë Saudite pa “frena”

Skuadrat nga Arabia Saudite po punojnë në çdo merkato shumë për të transferuar disa nga yjet europianë dhe për të rritur nivelin e futbollit. Milionat e tyre vështirë të refuzohen nga futbollistët dhe në këtë mënyrë në vitet e fundit po shikojmë që futbollistë mjaft të njohur po pranojnë të luajnë te arabët.

Së fundmi bëhet me dije se të tjera miliona po bëhen gati për merkaton e verës. Saktësisht sipas “Fichajes” janë Al – Hilal dhe Al –Ahli që do të derdhin milionat për të përforcuar ekipin me emra “big”

Të dyja klubet kërkojnë të bëjnë një merkato të fuqishte dhe mendohet se gjtihçka kap shumën e 250 milionë eurove. 3 janë futbollistët që kërkohen nga arabët dhe saktësisht janë nga Premier League.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ “Shihemi sezonin tjetër”, ylli i Dinamos “ZYRTARIZON” qëndrimin

Al-Hilal kërkon Youri Tielemans, mesfushorin e Aston Villas si dhe Bruno Guimaraes të Newcastle, ndërkohë Al Ahli kërkon Bruno Fernandes të Manchester United.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us