29-vjeçari shqiptar dh*non partneren me sende të forta në prani të fëmijës

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi dhunoi bashkëshorten e tij peruane duke e goditur me sende të forta në këmbë dhe në pjesën e pasme të kokës. Sipas mediave të huaja, ngjarja raportohet se ka ndodhur në prani të vajzës së tyre 14 muajshe pasditen e 15 dhjetorit në Rimini.

Mësohet se kanë qenë fqinjët që kanë denoncuar rastin, pasi kanë dëgjuar britmat nga banesa e familjes. I riu është kapur në flagrancë nga policia, ndërsa gruaja ishte me foshnjën në krahë në momentin e arrestimit. Ajo është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 29-vjeçari u transferua në burgun e qytetit, shkruan Corriere. Sipas dëshmisë së gruas në polici, shqiptari ka ushtruar dhunë edhe më përpara, por ajo kishte vendosur që mos ta denonconte.

Lajme të tjera |  Kush është në stadium/ Nga kreu i SPAK, Altin Dumanit, tek Andi Bushati, Baton Haxhiu dhe motrat Vjollca!

Burri ka disa dosje policie për armëmbajtje pa leje në Itali. Megjithatë, në Zvicër ai u arrestua dhe u mbyll në burg për gjashtë muaj dhe pasi u lirua filloi të shfaqte simptoma të paqëndrueshmërisë.

Në ato muaj, ishte viti 2022, ai do të kishte pësuar disa fatkeqësi familjare të ndodhura në Shqipëri. Ngjarje të tilla që e bëjnë atë të zhvillojë sjellje, sipas hetimeve, të përputhshme me një mani persekutimi. Bashkëshortja e tij tha se ai vetë ishte i bindur se policia italiane me bashkëpunimin e policisë zvicerane po planifikonte të vriste familjen e tij. Një komplot në të cilin, sipas arsyetimit të tij, do të ishte bashkuar edhe gruaja e tij, fajtore për një lidhje të supozuar jashtëmartesore me një polic (e cila megjithatë sipas hetimeve nuk duket se ekziston).

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us