Raphinha vazhdon të tërheqë vëmendjen e Manchester Cityt, Chelsea dhe Al Hilal. Ekipe këto që jan të gatshme të shpenxojnë milionat për brazilianin, i cili me Barcelonën në këtë sezon thejshtë është i papërmbajtshëm.
Sipas “Fichajes” bëhet me dije se citizenët e shikojnë si një përforcim me shumë vlerë për repartin e avanacuar. Në të njëjtën situatë janë edhe “Blutë” dhe arabët, të cilët besojnë shumë te aftësitë e sulmuesit.
Madje bëhet me dije se Barcelona është e gatshme të lërë të lirë futbollistin nëse në drejtim të tij do të vijë në ofertë tunduese. Për këtë raportohet se Al Hilal është i gatshëm të shpenzojë 100 milionë euro për Raphinhan, ndërsa nuk mbetet mbrapa as City.
Muajt në vazhdim pritet të jetë mjaft të nxehta për liderin e Barçës, i cili do të vendosë edhe çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij. Klubet e interesuara po bëjnë gati planin e tyre për t’ia paraqitur katalanasve dhe për të nisur edhe bisedimet.