3 mijë shqiptarë në Dubai, mes tyre eksponentët e botës së krimit/ Gazetari: Çfarë u ndodhi vrasësve në atentatin e fundit

Gazetari Sokol Bregu teksa foli për numrin e shqiptarëve që jetojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe zbuloi pse një numër kaq i madh personash të krimit zgjedhin të jetojnë atje.

Në një lidhje skype për emisionin “Breaking” me gazetaren Fiori Dardha në Top News, Bregu tha se eksponentë të krimit të organizuar zgjedhin të jetojnë në Dubai pasi janë të sigurt nga atentatet që mund t’u bëhen, ndryshe nga sa ndodh në Shqipëri.

“Mos të harrojmë që pjesa më e madhe e tyre nuk është në fshehje thjesht kanë zgjedhur të jetojnë atje për shkak të mos përplasjeve. Në Shqipëri, mund t’u ndodhë ndonjë atentat, atje e kanë jetën e sigurt”, tha gazetari.

Lajme të tjera |  Rreth 1 mijë e 200 lekë në qytet dhe 827 lekë në fshat/ Dalin shifrat se sa u rritën pensionet në 1 vit

Duke marrë si shembull atentatin e fundit të ndodhur në Dubai, Bregu tha se autorët e vrasjes së biznesmenit u dënuan me vdekje dhe një dënim i tillë bën që të tjerët të mos tentojnë të kryejnë vepra kriminale.

“Atentati i fundit me armë zjarri, ndan një biznesmeni. Vrasësit ishin kinezë dhe u dënuan me vdekje. Atje nuk ka shaka me ligjin. Nuk janë vetëm ata që kërkohen nga drejtësia shqiptare që jetojnë në Dubai. Ka edhe eksponentë të tjerë të krimit të organizuar që nuk janë në kërkim por për shkak të sigurisë dhe aleancave që kanë zgjedhin të jetojnë në Dubai”, tha Bregu.

Rezulton se numri i shqiptarëve në Emiratet e Bashkuara arrin deri në 3 mijë persona gjatë verës. Ndërsa më tej në artikull thuhet se në Dubai jetojnë edhe 500 eskorta shqiptare.

Lajme të tjera |  1.3 miliard euro për NATO-n, ku do të gjenden paratë nga Shqipëria?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us