Bayern Mynich do tentojë të sigurojë një rezultat komod në ndeshjen e parë kundër Interit në Champions League. Fakti që ndeshja mbahet në “Allianz Arena”, i shton dozat e presionit te ekipi gjerman.
Në skuadrën e Vincent Kompany do të mungojnë një sër lojtarësh të rëndësishëm, por më jetiku është Jamal Musiala. Pyetja e madhe në këtë situatë është se si trajneri belg do mbush hendekun e lën bosh. Mediumet pranë klubit bavarez si “BILD” dhe “Kicker” kanë analziaur tre skenarët rreth çështjes “Musiala”.
Mundësitë më të mëdha janë që Thomas Muller te marrë pozitën e numrit “10” në ekip, pra të zvendësojë Jamal Musialën. E qartë se niveli i 35-vjeçarit bavarezë nuk krahasohet me atë të “Bambit”, por pritete që eksperienca e Muller-it mund ti vijë në ndihmë.
Hipoteza e dytë përkon me spostimin e Olise nga linjat drejt qendrës. Detyrën e anësorit do e mbajë Serge Gnabry. Edhe në këtë pikë ka dyshime, pasi Serge nuk ka treguar rendimet të lartë në edicionin aktualë.
Skenari i tretë dhe më pak i mundshëm koçidon me zhvendosjen e Goretzkas apo Guerreiros në profilin e “regjizorit” të ekipit në fazën ofensive, pra zvendësimit të Musialës. Fakti që asnjëri prej tyre nuk e ka mbuluar detyrë të tillë nën urdhërat e Kompany-s.