3 rinovime dhe një afrim, kampionët nuk ndalen

Egnatia vazhdon intensivisht punën për pjesëmarrjen në Champions League dhe për sezonin e ri. Rrogozhinasit po punojnë me shumë kujdes dhe po shqyrtojnë çdo detaj në lidhje me ekipin që do t’i përfaqësojë në sezonin e ri.

Kështu deri më tani janë gati 3 rinovime dhe një afrim, por siç mësohet në këtë muaj nuk do të bëhet asnjë zyrtarizim. Afrim i sigurtë mund të konsiderohet Kastriot Selmani që vjen nga Drita, ndërsa pritet të vazhdojnë kontratën me kampionët edhe Albano Aleksi, Edison Ndreca dhe Arbin Zejnullai.

Ndërkohë përflitet se ekipi i Edlir Tetovës kërkon edhe Rrok Toman dhe Florjan Përgjonin, bisedimet me të cilët vazhdojnë dhe vetëm në ditët në vazhdim mund të mësohet më shumë mbi këto pista.

Lajme të tjera |  Kampionët mendojnë për sulmin, Egnatia kërkon 21-vjeçarin nga Lezha

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us