3 shqiptarë në fushën e lojës, Lecce i beson fanellën e titullarit Medon Berishës krah Ramadanit

Lecce do të përballet me Torinon sot në orën 15:00 në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e 4-të të Serie A.

Ekipet kanë publikuar formacionet zyrtare dhe në fushën e lojës do të jenë plot 3 shqiptar nga minuta e parë. Mërgim Vojvoda dhe Ylber Ramadani janë të padiskutueshëm në formacionet respektive, por besimin e ka fituar edhe talenti i Kombëtares, Medon Berisha.

Mesfushori 20-vjeçar do të jetë i rreshtuar krah Ramadanit duke formuar një mesfushë shqiptare për Leccen. Kjo është ndeshja e parë si titullar për këtë sezon teksa është futur edhe 2 herë të tjera nga stoli.

3 shqiptarë në fushën e lojës, Lecce i beson fanellën e

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ E do Pelegrini, klubi spanjoll vendoset pas Kristjan Asllanit. Zbulohen detajet e para

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us