Para pak ditësh, Simone Inzaghi u prezantua si trajneri i Al Hilal në Arabinë Saudite. Tekniku italian e mbylli me Interin në mënyrën më të hidhur duke u mposhtur në finalen e Champions League nga PSG.
Megjithatë, aventura e tij e re në Lindje ka bërë që të mendojë për të përforcuar ekipin. Siç raportojnë mediat italiane, Al Hilal po vëzhgon me vëmendje mbrojtësin e Lazios, Nuno Tavares.
Thuhet se klubi i Inzaghit ka nisur kontaket me kryeqytetasit e Italisë për të firmosur me shokun e ekipit të Hysajt. Lazio kërkon të paktën 30 milionë euro për portugezin. Në rast të largimit të Tavares, Hysaj do të kishte më shumë shance për të qenë në fushën e lojës.