32 mijë tifozë kundër Rey Manajt, sulmuesi shqiptar kthehet në ‘të urryer’ në Turqi

Rey Manaj është kthyer në protagonist në Turqi. Sulmuesi shqiptar përveçse ka rrezikuar portën e gjigandëve të Stambollit me shtylla, ka dëmtuar dhe një prej super lojtarëve të kampionëve turk.

Kjo ka shkaktuar shumë polemika në rrjetet sociale. Vetë ‘bomberi’ i Sivasspor ka postuar në rrjetet sociale për të sqaruar situatën në lidhje me dëmtimin e rëndë që i shkaktoi Baris Alper Yilmaz.

Mirëpo, nuk kanë nguruar tifozët turq që t’i kundërvihen lojtarit kuqezi. Shumë komente kanë vërshuar si lumë në faqen e Manajt, me shumë ofendime apo dhe fjalë vulgare.

Duket se momenti i sotëm i legjionarit në Superligën e Turqisë nuk është kapërdirë mirë. Direkt, Rey është kthyer në një personazh të ‘urryer’, nga një golashënues i respektueshëm.

Mbetet për t’u parë nëse opinioni publik sportiv do të qetësohet dhe do të mirëkuptojë futbollisitn e Kombëtares.

Lajme të tjera |  FOTOLAJM/ Rikthim te Partizani? Egzon Belica rikthehet në kryeqytet

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us