Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Tiranës. Roshi është paraqitur sot në ambjentet e SPAK, ku ju komunikua akuza për ‘shpërdorim detyre’.
Roshi është marrë i pandehur pas një kallëzimi të Këshillit të Lartë të Shtetit, gjatë auditit të vitit 2013-2014, në kohën kur mbante postin e kryebashkiakut të Kavajës. Nga hetimet u gjetën disa parregullsi në fushën e Urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike me dëm ekonomik në vlerën 33 milion lekë. Më herët Gjykata e Durrësit kishte pushuar procedimin penal ndaj ish-kryebashkiakut socialist.
Më herët, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, i është sekuestruar telefoni si pjesë e hetimeve për krime zgjedhore.