33-vjetori i ‘RD’/ Berisha protestë, Basha festë

33-vjetori i themelimit të gazetës “Rilindja Demokratike”, i gjeti të ndarë demokratët. Ndërkohë që poshtë shtëpisë së kreut të Partisë Demokratike protestohej, krejt e kundërta ndodhte në ‘kampin” tjetër të demokratëve, të cilët udhëhiqen nga Lulzim Basha. Ky i fundit ka organizuar një takim në Hotel Tirana me demokratë dhe themelues ndër vite të gazetës ‘RD” dhe të Partisë Demokratike. Po ashtu, Lulzim Basha zgjodhi që të mos komentojë zhvillimet e fundit në PD, duke mos iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me arrestimin e Sali Berishës.

I zhdukur prej muajsh tashmë nga mediat, Lulzim Basha u premtoi gazetarëve se shumë shpejt do të ketë një konferencë me ta ku do të iu përgjigjet të gjitha pyetjeve, pasi sot, sipas tij, nuk ishte momenti i duhur. Po ashtu bëri dhe një premtim, se nuk do ti zhgënjente.

Lajme të tjera |  Zotëroni më shumë se 2 prona? Do paguani më shumë taksë duke filluar nga viti 2026

Lulzim Basha: Ju premtoj se brenda pak ditësh do jemi në një konferencë për shtyp bashkë… Respektoj pritjen tuaj dhe ju siguroj se nuk do të ju zhgënjej.

Ndërkohë që mbështetësit e Lulzim Bashës kishin nisur grumbullimin në Hotel Tirana, mbështetësit e Sali Berishës ishin mbledhur poshtë banesës së këtij të fundit, duke zgjedhur që festën e 33-vjetorit të “RD”, ta kalonin në protestë, poshtë shtëpisë së Berishës, në rrugën “Mustafa Matohiti”.

Kryedemokrati Sali Berisha, ashtu si dhe në herët e shkuara mbajti një fjalim nga dritarja e banesës, duke shkelur mbi vendimin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO), e cila në vendimin e marrë ia ndalon komunikimin me persona të tjerë, përveç atyre që bashkëjetojnë me të. Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv”, në dosjen “Partizani”.

Lajme të tjera |  Lindi në makinë pas bllokimit të rrugëve nga protestuesit e opozitës, mjekja tregon gjendjen e nënës me foshnjën

Në betejën e Sali Berishës me drejtësinë, PD zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha ka qëndruar e distancuar, përveç deklaratave në mbështetje të drejtësisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us