35 vjeçari, Rasim Mihana, nga fshati Mali i Bardhë, Kurbin, në gjendje të dehur ka qëlluar me arma zjarri, fatmirësisht pa të plagosur.
Menjeherë banorët e fshatit kanë lajmëruar policinë, e cila është vënë në ndjekje të personit të armatosur.
Ky i fundit nuk i është bindur policisë duke hapur zjarr, dhe në këtë rast nuk ka patur të plagosur.
Gjatë ndjekjes, kur Mihana ka qëlluar në drejtim të automjetit të policisë, i është shpuar një gomë, duke ngadalësuar arratisjen.
Në banesen ku ishte shenjestra në fshatin Mali Bardhë duken qartë shenjat e plumbave.
Në oret e para të mëngjesit të sotëm personi është vënë në pranga nga policia e Kurbini, e cila po heton shkaqet e ngjarjes.